E Hënë, 2 Nëntor 2026

Jordania u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Siria

Jordania u bëri thirrje të premten qytetarëve të saj që të largohen nga Siria sa më shpejt të jetë e mundur, duke shprehur shqetësimin për sigurinë e tyre për shkak të “zhvillimeve” në vendin fqinj.

Një zëdhënës i ministrisë së Jashtme jordaneze tha se një ekip i menaxhimit të krizës kishte marrë përsipër përpjekjet që synonin largimin e jordanezëve nga Siria dhe riatdhesimin e tyre të sigurt “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Ndërkohë, Iraku u ka bërë thirrje qytetarëve të tij në Siri që dëshirojnë të kthehen në shtëpi, të kontaktojnë ambasadën irakiane në Damask për të regjistruar të dhënat e tyre./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›