17-vjecarja u vetevar nga depresioni
MIRDITE - M. Lleshi, vajza 17-vjecare qe u gjet e varur me litar ne dhomen e saj te gjumit, ne Fan te Mirdites, u percoll dje per ne banesen e fundit. Megjithate, edhe pse policia e Mirdites po vijon hetimet, ende nuk ka arritur ne nje konkluzion perfundimtar ne lidhje me shkakun e vetevarjes se vajzes adoleshente. Versioni paraprak i bluve te Mirdites eshte qe M. Lleshi, nxenese e vitit te dyte te gjimnazit ne Fan, arriti te vetevarje si pasoje e depresionit nervor. Vete prinderit e vajzes bene me dije perpara hetuesve te Mirdites, se ajo ka qene tip teper i mbyllur ne vetvete, madje ata vete shume here nuk e kuptonin ate, por as qe u kishte shkuar ne mendje ndonjehere se ajo mund te arrinte ne nje akt te tille vetevrases.