E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largojne familjaret e vrasesit

SHKODER - Frika e gjakmarrjes per ngjarjen e dy diteve me pare ne Velipoje, shtyu policine te fshehe familjaret e autorit te vrasjes se 56-vjecares Age Filipi dhe te birit te saj, Rafael Filipi, 20 vjec. Frika per nje hakmarrje te mundshme nga familja Filipi, beri qe pas mesnates se te henes, policia lokale te largoje ne kushte te rrepta sigurie nenen, gruan dhe femijet e autorit te vrasjes, Arian Zefi, te cilet jane strehuar ne nje vend te panjohur. Te dyja familjet, edhe pse me banim ne Velipoje, jane me origjine nga Mirdita, fakt ky qe e shtyn policine te besoje me shume ne nje hakmarrje te mundshme, pasi kjo zone eshte ende e lidhur me gjakmarrjen. Arian Zefi, 30 vjec, qelloi per vdekje nene e bir, teksa ata ktheheshin nga pazari drejt shtepise se tyre ne Velipoje, me makinen e tyre private. Ai u beri prite atyre, per shkak te nje konflikti te nje viti me pare per token, ku mbeti i plagosur 30-vjecari Zefi, nderkohe qe autori i plagosjes, Rafael Filipi, eshte denuar nga Gjykata e Shkodres vetem me nje gjobe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›