E Shtunë, 31 Tetor 2026

17.5 milionë dollarë për rikthimin e J-Lo

 Jennifer Lopez raportohet se ka marrë një ofertë prej 17.5 milionë dollarësh për të qenë gjyqtare në edicionin e ri të “American Idol”.

Këngëtarja e hitit “Jenny from the Block” mund të rikthehet në vendin e dikurshëm nëse pranon këtë ofertë të lartë.

Diva latine duket se ende po negocion për pagën për të qenë në të njëjtin hap me rivalet e saj.

Britney Spears kishte fituar 15 milionë dollarë në “The X Factor USA” vitin e kaluar derisa Mariah Carey e kishte zëvendësuar Jennifer në “American idol” në vitin 2012 për 18 milionë dollarë.

Në sezonin e parë më 2011 Jenn ishte paguar 12 milionë dollare./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›