Prizrenasi drejt Parisit

Në ''Art takes Paris” (Arti pushton Parisin) një projekt artistik mbarëbotëror, po garojnë edhe artistë nga Kosova.
Artisti prizrenas Leutrim Fishekqiu është në gare për të ekspozuar veprat e tij në kryeqendrën franceze.
Për muaj me rradhë, mijëra artistë nga mbarë bota janë bërë pjesë e një projekti për të shfaqur artin e tyre në forma alternative. Veprat e artistëve që votohen më së shumti nga publiku, do të shfaqen në galeri parisiene dhe do të shpërblehen financiarisht.
Fishekqiu garon me veprën e titulluar “ Shëndrrimi i realitetit në ëndërr” dhe mund të votohet në vegëzen e mëposhtme:
https://leutrimleos.see.me/atp2013
I lindur në Prishtinë, Fishekqiu jeton dhe punon në "kryeqytetin e kulturës", Prizren.
“Në një vend ku lufta ka shkatërruar shumë gjëra, por nuk arriti të shkatërrojë një trashëgimi të pasur kulturore, unë jam vetëm një prej artistëve të rinj të cilët janë përkushtuar për të mbrojtur identitetin kulturor dhe promovimin e vlerave kulturore”, thuhet në prezentimin e tij në SeeMe.
Një nga projektet e tij është organizimi i festivalit të parë ndërkombëtar të skulpturës në Ballkan "SculpFest" (www.sculpfest.com). /Indeksonline/