1.8 milionë paund për person në Ruandë, shifra që Britania do të paguajë për dërgimin e një azilkërkuesi

Plani i kryeministrit së Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak për të dërguar azilkërkues në Ruandë do t’u kushtojë taksapaguesve britanikë 1.8 milion paund për person. Shifra u zbulua mbi llogaritjen e bëra prej mbikëqyrësit zyrtar të shpenzimeve të Whitehall për 300 dëbimet e para. Zbulimi i shifrave vjen pas gati tri vjetësh refuzime nga kryeministrat, sekretarët e brendshëm dhe stafi i lartë i Zyrës së Brendshme mbi kostot e plota të marrëveshjes.
Diana Johnson, kryetarja e komisionit për punët e brendshme, tha se ishte e tronditur mbi shifrat dhe shprehu shqetësime për mungesën e transparencës. “Nëse qeveria nuk merret me realitetet e situatës dhe nuk fokuson energjinë e saj dhe paratë e publikut në rregullimin e çështjeve reale në sistemin e azilit dhe imigracionit, asgjë nuk do të arrihet.”
Ndërkohë, sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit, kosotja e përgjithshme e skemës së Sunak është më shumë se gjysmë miliardi paund. E edhe nëse Mbretëria e Bashkuar nuk dërgon askënd në shtetin e Afrikës Qendrore, Sunak ka nënshkruar për të paguar 370 milion £ gjatë marrëveshjes pesëvjeçare.
Gazetar: A.Mata
/rtsh.al/