Një anije britanike fundoset në Detin e Kuq

“Rubymar”, një anije mallrash e regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar u fundos këtë të shtunë në Detin e Kuq, për shkak të një sulmi nga rebelët jemenas Huthi më 18 shkurt.
Fundosja e saj vjen në njëkohë që Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanë nisur një valë sulmesh ndaj bazave në Jemen të rebelëve të mbështetur nga Irani.
Megjithatë Huthit kanë vijuar me sulmet ndaj anijeve tregtare që kalojnë përgjatë Detit të Kuq, dhe vetëm gjatë kësaj jave rapotohet se disa anije u bënë objekt sulmesh.
Një sulm u raportua edhe në portin e Xhibutit, por sipas autoritetve shpërthimi nuk kishte qenë pranë anijeve.
Forcat amerikane tha një ditë më parë se kishin rrëzuar tre dronë sulmues pranë anijeve tregtare në këtë port dhe se kishin shkatërruar shtatë raketa lundrimi kundër anijeve në tokë.
Grupi Houthi, i cili thotë se është në solidaritet me Gazën, ka shënjestruar anijet e mallrave në Detin e Kuq në pronësi ose operim të kompanive izraelite ose që transportonin mallra drejt dhe nga Izraeli. Me përshkallëzimin e tensioneve për sulmet ajrore të përbashkëta SHBA-Britani e Madhe, grupi tha se i konsideron të gjitha anijet amerikane dhe britanike si objektiva legjitime ushtarake. Deti i Kuq është një nga rrugët detare më të përdorura në botë për transportin e naftës dhe karburantit.
/ rtsh.al /