E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

18-vjeçari qëlloi për vdekje 10 persona në Nju Jork, dëshmitarët: Ishte si makth

Dëshmitarët e sulmit të rëndë që u regjistrua dje në (14 maj) në një supermarket në Nju Jork, ku mbetën të vrarë 10 persona, kanë rrëfyer momentet e tmerrit që kanë përjetuar. Ata kanë thënë se autori, 18-vjeçari i identifikuar si Payton Gendron, u fut më supermarket dhe filloi të qëllonte me armë zjarri mbi të gjithë ata që ishin aty.

“E pashë kur qëlloi një grua, më pas edhe një tjetër, nuk pushonin plumbat”, ka rrëfyer njëri prej dëshmitarëve.

“Sapo u fut në dyqan ai menjëherë nisi të gjuante. Qëlloi mbi një grua që po fuste ushqime në karrocë”,  ka thënë një tjetër.

“Ishte si një makth, nuk mund ta besoja se po ndodhte vërtetë. Kisha parë ngjarje të tilla në televizor, por kurrë nuk e kisha menduar se do gjendesha edhe unë vetë në një situatë të tillë”, ka thënë një tjetër.

Sipas autoriteteve amerikane, sulmi ishte me motive racore, pasi nga 13 personat e qëlluar, 11 prej tyre ishin me ngjyrë.

18-vjeçari qëlloi për vdekje 3 persona në parkingun e supermarketit dhe 7 të tjerë brenda në dyqan, para se të arrestohej nga policia./ BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›