E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Stoltenberg: Ukraina mund ta fitojë luftën, ofensiva ruse po dështon!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, shprehet optimist se Ukraina mund ta fitojë luftën pasi sipas tij ofensiva ruse po dështon dhe nuk po arrijnë objektivat strategjike. raporton CNN.

“Lufta e Rusisë në Ukrainë nuk po shkon siç ka planifikuar Moska. Ajo dështoi të marrë Kievin. Ata po tërhiqen nga rrethi i Kharkiv, ofensiva e tyre e madhe në Donbass ka ngecur. Rusia nuk po i arrin objektivat e saj strategjike.” tha ai ndërsa shtoi se  “Ukrainasit po e mbrojnë me guxim atdheun e tyre. Për t’i ndihmuar ata për ta bërë këtë, aleatët kanë angazhuar dhe kanë ofruar ndihmë sigurie në Ukrainë me vlerë miliarda dollarë,” tha Stoltenberg ndërsa u foli gazetarëve përmes një lidhjeje video të dielën.

Ndërkophë Stoltenberg deklaroi se Aleatët shprehën mbështetje të fortë për Ukrainën dhe forcim të mëtejshëm të parandalimit të NATO-s në mbrojtje dhe implikimet afatgjata të luftës duke përfshirë qëndrimin e ardhshëm ndaj Rusisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›