E Diel, 1 Nëntor 2026

18 vjeçarja i vjedh gjyshes 1 milion lekë dhe zhduket

pogradec-a-rNjë 18 vjeçare i ka vjedhur gjyshes së saj 1 milion lekë të vjetra, që ajo i kishte kursyer, duke u larguar pa gjurmë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gështenjas të Korçës.

A.Rexhollari kishte shkuar tek shtëpia e gjyshes për ta ndihmuar me punët e shtëpisë.

E kam të vështirë të tregoj sepse unë e kam mbesë dhe e kam pikë të dobët, por ajo që ndodhi, ndodhi. Unë jetoj me xhaxhain e vajzës, por ai shkon të punojë në Greqi dhe meqenëse bashkëshortin e kam të paralizuar, nuk i përballoj dot të gjitha punët vetë. Shkova dhe i thashë djalit që të më lejonte ta merrja vajzën për disa ditë në mënyrë që të më ndihmonte me punët e shtëpisë. Të them të drejtën, prej disa kohësh ne kemi pasur probleme me vajzën dhe i ati më tha se ajo do më shqetësonte më tepër sesa të më ndihmonte. Unë përsëri ngula këmbë dhe djali nuk ma prishi. Erdhëm në shtëpi dhe ajo më kërkoi bukë, i dhashë diçka dhe shkova të merresha pak me lopën. Kur u ktheva nuk e gjeta, kërkova nëpër shtëpi, kur pashë se më kishte trazuar lekët. Kërkova përsëri, por as lekët nuk ishin dhe as ajo nuk gjendej, thotë e moshuara.

Ajo shton se mbesa e ka përsëritur edhe herë të tjera këtë gjë.

Po, janë bërë disa herë që vajza na largohet nga shtëpia. Merr ndonjë lek apo ndonjë bizhuteri prej floriri dhe shkon në Pogradec. Atje e kemi gjetur gjithë ato herë duke qëndruar nëpër lokale ose duke shëtitur nëpër qytet. Sa vjen në shtëpi, qëndron disa ditë dhe shkon përsëri në Pogradec./ep

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›