Negociata për të krijuar polin e qendrës, një grup parlamentar me 13 deputetë
Partitë e vogla, që kanë mundur të hyjnë në parlamentin shqiptar, duket se do bashkohen për të krijuar një grup të përbashkët parlamentar.
Lajmin e bën të ditur Panorama, që thekson se qëllimi i tyre është kundërvënia ndaj polarizimit të jetës politike nga PD dhe PS.
Por në këtë grup nuk përfshihet LSI.
Numrin më të madh të deputetëve e ka PDIU-ja, me 5 përfaqësues në Kuvend, ndërkohë që PR ka katër e PDK nga krahu i djathtë ka një deputet. Sa u përket forcave politike të krahut të majtë, PBDNJ-ja është e përfaqësuar me dy deputetë dhe kristiandemokratët me një deputet.
Në rastin më të mirë, nëse të gjitha forcat politike të vogla do të jenë dakord me këtë bashkëpunim të ri, mund të krijohet në Kuvend një grup parlamentar me 13 deputetë, katër më pak se sa ka Lëvizja Socialiste për Integrim./ep