E Diel, 1 Nëntor 2026

18-vjeçarja që peshon 180 kg! Vuan nga një çrregullim, ska para për shërim

Ajo është 18 vjeçe dhe peshon 180 kilogram. Quhet Marigerta Zhuku dhe jeton në rrethin e Matit.

Ka lindur normale si çdo fëmijë tjetër, por një temperaturë e lartë i shkaktoi komplikacione dhe që nga ajo kohë për Marigerta Zhukun shumë gjëra nuk do ishin më si më parë.

Ajo e ka të vështirë të shprehet edhe pse e sheh se është disi ndryshe nga bashkëmoshatarët e saj.Nëna e 18 vjeçares, kujton historinë e pazakontë të vajzës dhe qëndrimet në dyert e spitaleve për shërimin e saj.

Për shërimin e Marigertës ka shpresë. Familjarët tregojnë se kjo mund të bëhet në spitalet greke, por gjendja ekonomike nuk u jep këtë mundësi.

Në pritje të një ndërhyrje që do ti hiqte disa kilogram të tepërt, Marigerta Zhuku i kalon ditët brenda hapësirës së kufizuar të banesës së thjeshtë të fshatit. Me 180 kilogram edhe vetë Marigerta i di kufizimet dhe mundësitë e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›