184 viktima nga trazirat e ujgurëve
Ka shkuar në 184 të vdekur bilanci i viktimave të protestave të dhunshme të këtyre ditëve në Kinë. Bilanci është komunikuar nga Agjensia e lajmeve Xinhua, e cila i referohet edhe autoriteteve shtetërore që paralajmërojnë se do të ndërmarrin dënime shembullore ndaj përgjegjësve të trazirave në provincën ujgure të Urumqi.