19 gra të vrara përgjatë 2023, gazetari bën thirrje për sensibilizim në “Quo Vadis”: E kemi të gjithë fajin!

2023 fatkeqësisht nuk ka kaluar pa viktima. Shumë gra janë vrarë në mënyrë makabre nga bashkëshorti, ish-bashkëshorti, kunati, djali, babai apo motra.
19 gra të pafajshme kanë humbur jetën gjatë këtij viti që po lëmë pas.
Gazetari Jul Kasapi, i ftuar në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus me gazetaren Pranvera Borakaj bëri thirrje për më shumë sensibizilim.
Kasapi: Mu kujtuan disa emra që sa vijnë e shtohen nga viti në vit. Mevlute Hysa, Hasime Dafku, Etleva Kurti, emrat të tjerë si Mimoza Paja…janë të gjitha viktima tëkrimit, gra të cilat janë vrarë nga bëshlkëshortët, ish-bashkëshortët, krimi i organizuar. Mendoj që ky vit përtej krimit të organziaur karakterizohet nga feminicidi dhe ne e kemi të gjithë fajin sepse gjithmonë kujtojmë emrat e vrasësve dhe asnjëherë emrat e vitkimave.
Unë huazoj një shprehje: Gratë dhe vajzat vriten në Shqipëri sepse janë gra dhe vajza. Ne flasim gjithë ditën për kokainë, vrasje me pagesë etj, por asnjehrë nuk i kemi kthyer sytë te sa e sa gra të vrara. Më shumë kujtojmë Dan Hutrën se sa tre viktimat e tij. Më shumë kjtojmë Dan Hutrën se sa Etleva Kurtin e cila ishte shtatzënë dhe Dan Hutra i mori jetën. Këto ngjarje duhe të na bëjnë të reflektojmë që ne si shoqeri të punojmë pak më shumë për të sensibilizuar ata burra që nuk mund të arrijmë deri te vrasja./vizionplus.tv