E Diel, 1 Nëntor 2026

19 të vrarë nga shpërthimi i një bombe në Afganistan

Të paktën 19 viktima, shumica gra dhe fëmijë janë regjistruar nga shpërthimi i një bombe në Afganistan.

Autoritetet policore bëjnë të ditur se 16 të tjerë janë plagosur nga sulmi që ka zënë vend në provincën Balk.

Përgjegjësinë për të nuk e ka marrë ende asnjë grup, ndonëse dyshimet bien mbi talibanët.

Presidenti Hamid Karzai ka dënuar sulmin duke thënë se "vrasja e njerëzve të pafajshëm paraqet armiqësi ndaj njerëzimit".

Në Afganistan janë vrarë mijëra civilë që nga ndërhyrja e forcave ndërkombëtare më 2001.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›