E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuçi pret komandantin e ri të KFOR-it, Halbauer

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi sot priti në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralin gjerman Volker Halbauer, me të bisedoi për bashkëpunimin në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe KFOR-it, për ruajtjen e paqes dhe ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për një siguri të qëndrueshme.
 

Ministri Kuçi falënderoi komandantin e KFOR-it për sakrificat e bëra nga trupat e NATO-s dhe për kontributin e vazhdueshëm që Kosova vazhdon të gëzojë nga KFOR-i në ruajtjen e paqes, si dhe në ngritjen e kapaciteteve të duhura. Kuçi shprehu gatishmërinë për të vazhduar ruajtjen e një atmosfere të qëndrueshme politike në Kosovë.
 

Gjeneral Halbauer përgëzoi Kuçin për arritjet që ka bërë Kosova në shumë fusha, si në atë politike, ekonomike, të sigurisë dhe shprehu optimizmin e tij për zhvillim të mëtejshëm të gjithanshëm, duke theksuar potencialin e popullatës së re dhe dinamike të Kosovës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›