Çavez në Rusi për bashkëpunimin ushtarak
Çavez e nisi vizitën e tij dje në mbrëmje me një diskutim para studentëve moskovitë ku kritikoi ashpër politikën e jashtme amerikane. "SHBA-ja kërkon të kontrollojë mbarë botën, por perandoria amerikane është drejt dështimit. Ajo do të shembet në dhjetëvjeçarët që do të vijnë'', deklaroi ai, sipas agjencisë së lajmeve ''Interfax''.
"Besoj se Putin dhe Medvedev do të lënë pas tyre një trashëgimi të madhe, jo vetëm për Rusinë, por edhe për mbarë botën'', nënvizoi ai.
Presidenti venezuelian kërkoi të blejë tanke T-72 dhe T-90 për rreth 500 milionë dollarë, helikopterë, makina transporti të blinduara dhe nëndetëse. Ai njoftoi se Venezuela ishte drejt njohjes së rajoneve rebele gjeorgjiane të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut.