E Diel, 1 Nëntor 2026

Stambolli përjeton përmbytjet më të mëdha në 80 vjet

Nga reshjet më të mëdha të 80 viteve të fundit në metropolin turk, humbën jetën të paktën 26 persona. Lagje të tëra të Stambollit kanë mbetur dy metra nën ujë. Disa akse rrugore janë mbyllur, ndër të cilat autostrada që të çon në aeroport. Vërshime uji dhe balte kanë përmbysur një numër të madh makinash, duke zënë në kurth dhjetëra automobilistë. Uji ka filluar të bjerë dje në mbrëmje, por shirat priten që të premten.
     
Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan, ish-kryetar i bashkisë së Stambollit, shkoi në zonë  dje në mbrëmje dhe premtoi rehabilitimin e lumenjve të fryrë, duke i cilësuar përmbytjet si "katastrofa e shekullit".

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›