Çekia kërkon që SHBA të mbushë “hapësirën boshe”
"Do të jem i kënaqur të shoh se kjo hapësirë bosh që mbetet këtu të mbushet me projekte konkrete", deklaroi dje në mbrëmje”, ministri çek i Punëve të Jashtme, Jan Kohout.
Shefi i diplomacisë çeke saktësoi se kishte njoftuar në të njëjtën ditë "dy iniciativa konkrete" gjatë takimit me një delegacion amerikan të ardhur në Pragë për t'u takuar me drejtues çekë lidhur me çështjen e mbrojtjes antiraketë.
"Unë kam propozuar ngritjen e një filiali të Akademisë ushtarake të Ëest Point në Evropën Qendrore, me destinacion vendet anëtare të NATO-s, të Evropës Qendrore dhe Ballkanit dhe dërgimin e një shkencëtari çek në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS), në bordin e një anijeje hapësinore amerikane", tha ai.
Projekti i administratës së mëparshme amerikane parashikonte instalimin deri në 2013 të një radari të fuqishëm në Republikën çeke të shoqëruar me dhjetë interceptorë raketash balistike me rreze të gjatë veprimi në Poloni.