E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

2 marsi i “Besëlidhjes së Lezhës”/ Bajram Begaj: Shqiptarët mund të fitojnë sfidat vetëm duke punuar bashkë

Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar Besëlidhjen e Lezhës të 2 marsit 1444, duke e cilësuar si pikënisjen e formimit të shtetit shqiptar.  

“Sot nderojmë Kuvendin e Lezhës, që krijoi “Besëlidhjen e Lezhës”, pikënisjen e formimit të shtetit shqiptar. Duke bashkuar princa të shquar shqiptarë nën udhëheqjen e Skënderbeut, Besëlidhja e Lezhës ia doli që për vite të tëra të mbronte truallin arbëror”, shkruan Begaj në rrejtin e tij social në Facebook.

Begaj shkruan se shqiptarët mund t’i përballojnë sfidat vetëm duke punuar së bashku, duke ndjekur në këtë mënyrë modelin e “Besëlidhjen e Lezhës” nën drejtimin e Skënderbeut.

“Ta kujtojmë këtë ditë jo vetëm për të nderuar një nga faqet më të rëndësishme të historisë sonë, por edhe për të përcjellë mesazhin jehonues, se sfidat e mëdha që ne shqiptarët kemi përpara, mund t’i fitojmë vetëm duke punuar bashkarisht”, thekson më tej në postimin e tij, Bajram Begaj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›