E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Berisha paralajmëron Ramën: Do bëjmë gjithçka që të të heqim imunitetin diplomatik, ke kryer krime në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike i Rithemelimit Sali Berisha ka paralajmëruar Kryeministrin Edi Rama se opozita do bëjë gjithçka që t’i heqë imunitetin diplomatik.

Teksa bëri me dije se ka 30 pyetje që kërkon t’i drejtojë Kryeministrit, Berisha u shpreh se Rama ka kryer krim dhe për këtë duhet të përgjigjet.

“Më mirë futu nën bankë se ke kryer krim në SHBA. Hiq çdo iluzion, je nën hetim, ke kryer krim, sa do të të mbajë imuniteti diplomatik. Do bëjmë gjithçka që të ta heqim atë. Ti ke vazhduar me McGonigal sistemin e gjobave 20 përqind që ushtroje me pasion të çmendur. Vendosët sistem shushunjash të paprecedentë në një vend ndaj biznesmenëve. Vetëm e vetëm ti nënshtroni ata, ti rripni ata”, tha Berisha.

Berisha theksoi se Kryeministri Rama ka kryer krime kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe në seancën maratonë të sotme (2 mars) duhet të kishte marrë me vete barrelë dhe shtrat, pasi i ka rënë fuqia te këmbët. Më tej, Berisha përsëriti thirrjen për ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen McGonigal.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›