2 milione besimtare, pelegrinazh ne Meke

Ata u luten deri ne perendim te diellit me fjalet: “O Zot po i pergjigjem thirrjes tende”. Ky rit ndjek gjurmet e profetit Mohamed, i cili 14 shekuj me pare hoqi te gjithe idhujt pagane nga Meka, vendlindja e tij ne menyre qe njerezit te faleshin vetem para nje Zoti, Allahut.
Me vone pelegrinet do te zhvendosen ne Muzdalifa per te mbledhur guricka me te cilat do te godasin muret, qe simbolizojne djallin, ne uren e Jamaratit. Arabia Saudite, deri tani nuk ka raportuar probleme, sic ka ndodhur ne vitet e meparshme.
Autoritetet kane marre te gjitha masat per lehtesuar fluksin e pelegrineve brenda Xhamise se Madhe dhe ne uren Jamarat.
Ne janar te vitit 2006, 362 persona humben jeten kur u shtypen njeri-tjetrin, cka u regjistrua si tragjedia me e rende e shenuar qe prej vitit 1990.
Qeveria ka ndaluar te gjithe sauditet te marrin pjese, pa lejen e haxhillekut, cka ishte dhe nje nga shkaqet e mbipopullimit dhe incidenteve.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code