E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtina: Skerkojme falje per arrestimin e agjenteve

Qeveria e Kosoves nuk do kerkoje falje per arrestimin e tre agjenteve gjermane edhe pse shprehu keqardhjen per kete ngjarje.

Ne nje interviste per gazeten gjermane “Welt am Sonntag”, zv/ministrja e Jashtme, Vlora Citaku pranoi se arrestimi ishte thjesht nje incident, por ajo shtoi se qeveria nuk do kerkoje falje pasi nuk ka lidhje me ngjarjen ne fjale.

“Edhe nese eshte bere ndonje gabim, nuk ka qene faji i qeverise se Kosoves", nenvizoi Citaku. Ne vijim te intervistes, diplomatja nga Prishtina perjashtoi mundesine e interesimit nga aktore te tjere per destabilizimin ne marrdhenieve Gjermani-Kosove.

"As shperthimi me bombe dhe as zhvillimet e mevonshme nuk kane qene ne interesin tone", thekson Citaku. Tre pjesetare te sherbimeve sekrete gjermane u arrestuan pas shperthimit te nje bombe ne seline e EULEX-it ne Prishtine. Ata u liruan me kusht nga gjykatesit nderkombetare per shkak te presionit nga ana e Berlinit.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›