2 të vrarë në Klinë, arrestohet një person

PRISHTINË, 13 nëntor/ATSH/ Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Klinë.
Zëdhënësi i policisë rajonale për Pejë, Fadil Gashi, ka bërë të ditur për KosovaPress se rasti ka ndodhur rreth orës 17:17 në një lokal në sheshin “Mujë Krasniqi”.“Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes sikurse edhe autoambulanca, ku vdekja e njërit person është konstatuar nga mjeku kujdestar, ndërsa një tjetër person është dërguar në spitalin rajonal Pejë. Në lidhje me rastin është një person i arrestuar”, tha ai.
Më pas, u raportua se edhe personi tjetër i plagosur ndërroi jetë, duke e çuar kështu bilancin në dy të vrarë nga të shtënat me armë zjarri sot pasdite në Klinë.
Zëdhënësi i policisë rajonale për Pejë, Fadil Gashi, ka bërë të ditur për KosovaPress se personi tjetër i plagosur në këtë rast, motivet e të cilit ende nuk dihen, është dërguar në Spitalin rajonal Pejë pa shenja jete, gjë të cilën e ka konstatuar mjeku kujdestar./KosovaPress/