E Enjte, 5 Nëntor 2026

Hyseni: Vende malinje, rekrutim platformave dixhitaleve me audiencë të lartë në funksion të përcjelljes së dezinformimit

TIRANË, 13 nëntor/ATSH/ Drejtoresha e e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, gjatë fjalës së saj në komisionin “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”, u shpreh se digjitalizimi dhe avancimi në Teknologjinë e Informacionit është një sfidë e re për sigurinë.

Ajo tha se digjitalizimi dhe teknologjia, si platformat e rrjeteve sociale, përveç se avantazhe ka sjellë sfida të reja për sigurinë e institucioneve në vend.

“Digjitalizimi dhe avancimet në teknologjinë e informacionit përmes platformave online në tërësi rrjetet sociale përveç avantazheve që sjellin në ofrimin e shpejtë dhe informimin të qytetarëve, rritjen e transparencës të publikut, ndërveprimit social, në këndvështrimin e sigurisë po përdoret për fushatat dezinformuese dhe kanë amplifikuar potencialin për shfrytëzimin e tyre për dezinformacion”, tha Hyseni.

“Dezinformimi në këndvështrimin e shërbimit të inteligjencës siç është shërbimi informativ i shtetit në dallim nga keqinformimi karakterizohet nga dallimi dhe shpërndarja e qëllimtë e një informacioni të caktuar me një synim të caktuar për të cenuar sigurinë kombëtare, për të shkaktuar destabilitet, për të cenuar sigurinë e informacionit, sigurinë ekonomike, sigurinë shëndetësore dhe si e tillë paraqitet dhe në strategjinë e sigurisë ndërkombëtare e miratuar me ligjin 12/ 2024”, vijon Hyseni.

“Përdorimi në shkallë të gjerë i hapësirave online dhe teknologjitë e avancuara të komunikimit përveç avantazheve sjellin sfida të reja të sigurisë të cilat nuk mund të adresohen nga një institucion i vetëm. Ky ekosistem digjital po shfrytëzohet nga dimensione në rritje të vendeve kundërshtare në sisteme demokratike”, përfundoi Hyseni.

“Aktorë të tretë jo shtetërore për llogari të tyre për fushata dezinformomi të qëllimshme për të shkaktuar destabilitet, për të ndërhyrë dhe manipuluar procese të rëndësishme demokratike, për të identifikuar platforma dixhitale me audiencë të lartë dhe burime njerëzore potenciale për financim apo edhe rekrutim në funksion të përcjelljes së deziformimit. Fushatat dezinformuese dhe ndërhyrjet e huaja malinje theksohen në procese demokratike të rëndësishme si zgjedhjet, situata të brishta të sigurisë dhe politike” tha shefja e SHISH, Vlora Hyseni. /a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›