20 euro për të parë fustanin e nusërisë të Kate
Fustani i nusërisë së Kate Midleton do të ekspozohet për kureshtarët për 10 javë me radhë në Buckingham Palace. Por, për ta parë, kureshtarët duhet të paguajnë 17.50 sterlina, ose pak më shumë se 20 euro. Pritet që të ekspozohen edhe disa bizhuteri dhe këpucët që janë përdorur nga ajo gjatë dasmës. Martesa e Kate Midleton me Princin Uilliam ka qenë një nga ngjarjet që ka ngjallur më shumë kuriozitet gjatë viteve të fundit.