E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet në Greqi i dënuari për masakrën e Qafë Gjashtës

Mikel Këndezi, një prej të akuzuarve si përgjegjës për masakrën e Qafë Gjashtës në vitin 1997, është arrestuar nga ana e policisë greke.

Këndezi është arrestuar në Athinë, pasi për të kishte një arrest ndërkombëtar. Tashmë për të pritet që të fitllojnë procedurat për ekstradimin në Shqipëri. Ai është dënuar në mungesë me 15 vjet burg për këtë ngjarje.

Mikel Këndezi, 49 vjeç, bashkë me 9 persona të tjerë, akuzohet si pjesëmarrës në masakrën e Qafë Gjashtës, ngjarje e ndodhur në 4 mars të vitit 1997 në Sarandë, ku pas torturave, u vra dhe iu dogj kufoma oficerit të policisë së Sarandës, Gjergj Mehmetit. Të akuzuarit mbajtën peng dhe torturuan për 3 ditë policin Eduart Alija, ndërsa dy policë të tjerë mundën të largoheshin.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›