E Diel, 1 Nëntor 2026

20 gushti, pikënisje e negociatave për kabinetin e ri

Negociatat në fjalë mendohet të zgjasin jo përtej 30 gushtit në mënyrë që me fillimin e seancës së parë plenare të Kuvendit qeveria e re të kalojë për miratim.

Deri më tani sipas palëve nuk ka pasur negociata zyrtare mes PD e LSI-së, porse takimet informale mes të dy palëve nuk kanë munguar.

Kryetari i Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së, Edmond Haxhinasto deklaroi dje gjatë një emisioni televiziv se “LSI po përgatit platformën që do të jetë pjesë e negociatave”.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›