E Shtunë, 31 Tetor 2026

20 të vdekur, 1000 të sëmurur nga gripi i derrave në Meksikë

Zyrtarët në Qytetin e Meksikos kanë mbyllur shkolla, muzeume dhe objekte të tjera publike për shkak të shpërthimit të gripit të derrave nga i cili kanë vdekur 20 vetë. Ky grip dyshohet të ketë shkaktuar edhe vdekjen e 40 personave të tjerë.

Shumë njerëz në kryeqytetin meksikan mbajnë maska në fytyrë dhe sipas autoriteteve, 1 mijë persona janë sëmurur nga ky grip.

Analizat tregojnë se një pjesë e viktimave kanë vdekur nga i njëjti lloj i ri virusi që ka sëmurur 8 vetë në Kaliforni dhe Teksas. Por autoritetet thonë se rastet në Shtetet e Bashkuara kanë qenë të buta dhe të tetë personat janë shëruar. Sipas tyre, asnjë nga pacientët amerikanë nuk kanë patur kontakt me derrat.

Drejtori i Qendros amerikane për Luftën dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Richard Besser, tha se zyrtarët e shëndetësisë nuk e dinë nëse shpërthimi i këtij gripi do të kthehet në një epidemi në shkallë të gjerë.  //ii

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›