Sofie, takim për furnizimin me gaz të vendeve evropiane
Udhëheqës të Bashkimit Evropian, Ballkanit dhe vendeve furnizuese të gazit janë mbledhur në Sofie për një takim dy ditësh mbi sigurinë e furnizimeve me gaz.
Kryeministri rus Vladimir Putin vendosi papritur që të mos merrte pjesë në takim. Bojkotimi nga ana e tij në momentin e fundit ka venitur shpresat e pjesëmarrësve për të forcuar bashkëpunimin dhe qëndrueshmërinë e furnizimit të Evropës me gaz, 4 muaj pasi mosmarrëveshjet Rus-Ukrainë lidhur me gazin lanë Evropën pa furnizime në mes të dimrit.
Në vend të kryeministrit, në takim po merr pjesë ministri rus i energjisë Sergei Shmatko.
Takimi i Sofies ka sjellë në tryezën e diskutimeve përfaqësues të vendeve të rajonit Kaspik, Azisë Qendrore dhe Lindjes së Mesme, si dhe vende ku kalojnë tubacionet e shpërndarjes dhe vende konsumatore në Ballkan dhe BE.//lk