E Diel, 1 Nëntor 2026

20 vjet emigrcion nje pasuri per Shqiperine e Italine

Ne seminarin e organizuar nga INAS RAT AGORAgrave dhe FAI CISL qe zhvillohet sot ne Tirane del ne pah nje panorame e qarte e pranise shqiptare ne Itali. Statistikat dhe analizat perkatese ndash te perpunuara e te pergatitura nga studiuesi Rando Devole ndash i referohen periudhes deri ne 1 janar te vitit 2011 praktikisht te dhenat e fundit qe disponohen per emigracionin.

Aktualisht jetojne ne vendin fqinje plot 482.627 shtetas shqiptare te cilet rezultojne rezidente. Prej ketyre 223.275 jane femra dhe 259.352 meshkuj. Nese shikojme shperndarjen e tyre ne territorin italian vihet re natyrisht nje perqendrim me i madh ne ato krahina italiane ku edhe kushtet ekonomike dhe si rrjedhoje mundesite e punesimit jane me te medha. Lider per sa i perket pranise shqiptare eshte rajoni i Lombardise me kryeqender Milano ku jetojne rreth 100 mije shqiptare duke vijuar me tej me Toskanen ku jetojne mbi 68 mije Emilia Romanja me 60 mije Piemonte dhe Veneto ne distance te afert perafersisht me rreth 45 mije e 42 mije shqiptare. Nje prani simbolike ne pamje te pare por sidoqofte domethenese gjendet edhe ne ato krahina italiane qe shpesh merren si shembull nenzhvillimi edhe vete ne Itali. Ne Sicili per shembull jetojne plot 7 mije shqiptare ndersa ne Kalabri rreth 2.700.

Duke ju referuar te dhenave te vitit 2010/2011 konstatohet qe shqiptaret jane te integruar ne tregun e punes te vendit fqinje. Kemi rreth 220 mije te punesuar dhe pothuajse 24 mije sipermarres cka tregon dinamizmin e depertimin ne sektorin prodhues. Megjithate nga studimi i te dhenave te punes bie menjehere ne sy se numri i punonjesve shqiptare ka pesuar renie keto dy vitet e fundit. Edhe shperndarja sipas sektoreve permban surpriza. Gjithsesi ulja i detyrohet krizes ekonomike ecurise se tregut te punes e masave per menaxhimin e hyrjeve te reja te punonjesve te huaj.

Rivizatimi i hartes se punes se shqiptareve ne Itali ndash shprehet sociologu Rando Devole ndash mundeson jo vetem njohjen me te mire te dukurise migratore ne nje moment kritik te situates ekonomike globale por lejon vleresimin e aspekteve te tjera te rendesishme si integrimi dhe stabilizimi. Pa nje harte te tille askush nuk mund te percaktoje veprime efikase programimi mbrojtjeje e asistence ne te dyja brigjet e detit ne favor te qytetareve shqiptare. Njohja e punes se tyre ndash vazhdon Devole ndash eshte e dobishme sa ne vendin ku kane emigruar aq edhe ne vendlindje. Puna eshte e lidhur ngushte me integrimin me kompetencat profesionale me dergesat financiare e aspekte te tjera te rendesishme nenvleftesimi i te cilave do te ishte i rende vecanerisht ne kohe krize.

Shqiptaret e Italise nuk kontribuojne vetem ne ekonomine italiane me punen e tyre te perditshme por nderhyjne ne menyre indirekte edhe ne ate shqiptare nepermjet dergesave monetare per te afermit ne atdhe. Ne vitin 2010 nga Italia kane mberritur ne Shqiperi vetem nepermjet kanaleve zyrtare gati 136 milion euro.

Nje tjeter shifer qe tregon se ka ende pune per te bere per mbrojtjen e emigranteve eshte ajo e aksidenteve ne pune problem ky qe per fat te keq i prek shpesh punonjesit e huajt. 12 mije shqiptare jane lenduar ne vendin e punes gjate 2010-s dhe ne 25 raste ky aksident ka qene vdekjeprures. Sindikatat italiane kane kohe qe e kane ngritur zerin per kete problem te madh shqetesues sidomos per emigrantet duke kerkuar masa te menjehershme per mbrojtjen e tyre.

Shkollat jane nje tjeter fushe ku prania shqiptare eshte domethenese. 35 mije nxenes me shtetesi shqiptare frekuentojne shkollen fillore dhe 21 mije ate tetevjecare. Shqiptaret ne Itali qendrojne mbi mesataren e femijeve per familje nese e krahasojme me ate italiane. Ne fakt kemi 22 mije femije qe jane te regjistruar ne kopshte. Natyrisht ne kete numer nuk rezultojne femijet e paregjistruar meqenese kopshti nuk eshte i detyrueshem. Ne klasat e shkollave te mesme nderkohe ulen 23 mije nxenes me pasaporte shqiptare.

Kategoria e studenteve qe perfshin edhe ata qe vijne ne Itali posacerisht per studime e jo vetem emigrantet e mirefillte ose femijet e tyre permban 12 mije studente shqiptare prej te cileve 2.057 te sapo regjistruar ne vitin e pare. Ne vitin 2010 te cilit i referohen statistikat me te perditesuara jane diplomuar ne universitetet italiane 1.349 studente shqiptare.

Nga analiza e lejeqendrimeve del se 219 mije shqiptare jane te martuar ndersa 212 mije jane beqare. Ndersa nje tregues tjeter i rrenjosjes dhe i stabilizimit te emigracionit shqiptar ne Itali ai i marrjes se shtetesise italiane na thote se ne vitin 2010 kane marre pasaporte italiane 5.628 shqiptare trend ky ne rritje duke pasur parasysh kohegjatesine e emigracionit shqiptar.

Pyetjet qe kane te bejne me emigracionin jane te shumellojshme. Sa jane shqiptaret qe jetojne ne Itali Ku punojne Ne cilet sektore Cfare behet per mbrojtjen e te drejtave te tyre Si eshte zhvilluar ne kohe prania e tyre ne territor Sa ndikojne ne ekonomine shqiptare Cila eshte gjendja civile e shqiptareve qe jetojne ne vendin fqinje Po ndarja sipas gjinise Sa te mitur ka Sa prej tyre ndjekin shkollat perkatese Cilat jane politikat qe ndjek shteti italian ne fushen e imigracionit Po qeveria shqiptare cfare strategjie po ndjek ne lemin e emigracionit Cfare imazhi kane bashkatdhetaret tane ne Itali Cilat jane perspektivat e ardhshme te emigranteve shqiptare

Emigracioni shqiptar eshte univers jo shume i njohur sikurse rendesia e tij ne rrafshin shoqeror ekonomik e politik si per Italine ashtu edhe per Shqiperine. Per me teper kemi te bejme me nje dukuri ne transformim te vazhdueshem cka e ben vemendjen ndaj tij te domosdoshem duke filluar nga institucionet dhe shoqeria civile.

Vete bashkepunimi midis promovuesve te nismes per emigracionin shqiptar duke filluar nga patronati italian INAS shoqata e shqiptareve ne Toskane RAT e deri tek shoqata shqiptare AGORAgrave e sindikata italiane FAI CISL deshmon se vetem sinergjia ndermjet institucioneve organizmave te ndryshme dhe shoqerise civile mund ta perballe sfiden e madhe te migrimit duke mos harruar se pas numrave dhe statistikave qendrojne gjithnje njerezit me te drejtat e dinjitetin e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›