E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndahet Doktori i Fiks Fare

Doktori i programit televiziv Fiks Fare Gent Pjetri eshte zyrtarisht i divorcuar. Gjykata e Tiranes pranoi kerkesen e tij per zgjidhje martese te depozituar pak kohe me pare ne kete Gjykate. Lajmi u konfirmua nga burime zyrtare prane Gjykates sipas te cilave gjykimi i divorcit mes Genti Pjetrit dhe Gerta Pjetrit u perfundua me nje seance te vetme. Ne kete seance gjykata u kerkoi paleve pajtim cka ka rezultuar i pamundur. Ne vijim gjykata ka pranuar kerkesen e ciftit Pjetri per divorc permes nje marreveshjeje mes paleve. Seanca gjyqesore filloi ne oren 1112 pas fazes pajtimore me prezencen e kerkuesve. Pajtimi ndermjet tyre u pa se nuk eshte i mundur ndaj u kalua ne seance gjyqesore. Pasi perfundoi gjykimi ne teresi u shpall vendimi perfundimtar per zgjidhjen e marteses thuhej ne dispozitivin e vendimit. Gent dhe Gerta Pjetri iu drejtuan Gjykates se Tiranes me 21 janar te ketij viti. Ne objektin e kerkeses se tyre per divorc kerkohej Zgjidhje martese miratimi i projektmarreveshjes lidhur midis paleve pasi ata kishin rene dakord per divorcin para se te paraqiteshin ne Gjykate. SU/ Shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›