E Shtunë, 31 Tetor 2026

20-vjet nga albumi Nevermind i legjendarëve Nivana

SHBA- Më 24 shtator, rreth 20 vjet më parë grupi legjendar Nirvana nxorri në treg abumin e sukseshëm Nevermind, albumi i dytë për grupin , por disku i parë që i bëri ata një fenomen botëror, duke shitur mbi 21 milion kopje.

Albumi Nevermind ngjiti shpejt majat e klasifikimeve botërore, duke lënë pas emra të madhej, madje  duke rrëzuar yllin e popit Michael Jackson nga U. S. Billboard chart Album.

Për të festuar këtë përvjetor të Nirvana, nesër në MTV Classic do të shfaqë një film dokumentar të 48 orëve të fundit të Kurt Cobain

Filmi dokumentar përshkruan 48 orët e fundit të jetës së liderit të Nirvana, nëpërmjet rrëfimeve të njerëzve të afëm të tij nga Duff McKagan, ish-basisti i Guns N ' Roses, si dhe nga dëshmitë e gjyshit Leland Cobain, Chad Channing e (ish bateristi i grupit) dhe ish-të dashurës së Kurt Cobain, Tracy Marander.

Por, homazhi në nder të Nirvana nuk përfundon këtu, pasi MTV Classic do të ketë disa programe speciale dedikur grupit legjendar, dokumentarë mbi grupin dhe hitet e Nirvana.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›