E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvillohet Dita e biznesit shqiptar ne Moske


Edhe pse konsiderohet një treg i vogël në raport me rusët, bizneset e këtij shteti jo pak herë kanë shfaqur interes për t’i shtrirë asetet edhe në vendin tonë.

Gazeta “Shqip” shkruan në numrin e sotëm të saj se, takimet e shumta të zhvilluara pak ditë më parë në Moskë mes dy delegacioneve të dhomave të tregtisë konfirmuan interesin e sipërmarrjes ruse për të investuar në Shqipëri.

Në mënyrë simbolike ky forum u quajt “Dita e biznesit shqiptar në Moskë” dhe ku morën pjesë krerët e dhomave të tregtisë si dhe zyrtarë të tjerë.

Pala ruse e vlerësoi mjaft zhvillimin e këtij forumi, prej të cilit kërkoi nxitjen e një bashkëpunim sa më të frytshëm në interes të dy palëve. Ajo veçoi si përparësi në këtë bashkëpunim, energjetiken, fushën e karburanteve, turizmin etj.

“Për investitorin rus, në një shikim të parë, Shqipëria është një vend dhe treg i vogël. Por nuk duhet të harrojmë se ajo është e vendosur në zemër të tregut më të madh të botës dhe disponon të gjitha marrëveshjet ligjore për eksport në mbarë Europën dhe më gjerë”, iu drejtua biznesit rus kryetari i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka. Referuar statistikave zyrtare, Shqipëria importon nga Rusia kryesisht drithëra.

Sipas INSTAT-it, deri në muajin gusht importet nga Rusia shënuan një vlerë prej 6.2 miliardë lekë, ose rreth 2 miliardë më pak se një vit më parë, kurse eksportet regjistruan një nivel prej 13 milionë lekë. Pra, siç shihet, shkëmbimi tregtar mes dy vendeve është në nivele tepër modeste, ku më e fituar del Rusia.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Embargo ndaj Serbisë, përfiton Shqipëria
Konflikti tregtar mes Kosovës dhe Serbisë ka sjellë përfitime për ekonominë shqiptare. Shqiptarët rrudhin kuletat
Në gjysmën e parë të vitit importet e mishit dhe nënprodukteve të tij ishin në sasi 12 për qind më të ulëta se një vit më parë.
Bankat: Amnistia fiskale, një zhgënjim
Një tjetër sinjal negativ i amnistisë fiskale vjen nga vetë sektori bankar, aty ku parashikohej legalizimi i shumave të konsiderueshme, kundrejt pagesës 3 për qind, që shkonte për buxhetin e shtetit. Tre skenaret e borxhit
Borxhi i qeverisë përballet këtë vit me tre skenarë që varen direkt nga ecuria e ekonomisë. Berisha, ftesë nga Nasdaq
Kryeministri Sali Berisha mbylli tregun elektonik te aksioneve ne Nasdaq, bursa e dyte me e rendesishme e aksioneve ne Shtetet e Bashkuara. Ky ishte nje rast shume i mire per kryeministrin Berisha per te reklamuar ne televizionet ekonomike amerikane, qe transmtojne drejtpersedrejti mbylljen e bursave nderkombetare, modelin ekonomik shqiptar.

Lajmet kryesore

Azotiku i Fierit shkrihet pa tender
Skandali: Skrap në Elbasan për 24 milionë lekë
Embargo ndaj Serbisë, përfiton Shqipëria
Kukan: Shqipëria nuk ka përparim
Jarinjë, serbët heqin telat e KFOR-it

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›