E Shtunë, 31 Tetor 2026

2007, tregu i sigurimeve rritet mbi 50%

Tregu i sigurimeve gjate 2007 ka shenuar rritje 51 per qind ne krahasim me nje vit me pare. Primet e shkruara te sigurimit motorik zene peshen kryesore te aktivitetit sigurues jo-jete dhe perbejne 78.81 per qind te te ardhurave te tij. Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare e argumenton zgjerimin e tregut te sigurimeve me perfshirjen ne informatizim te kompanive, cka ka ndikuar ne uljen e informalitetit. Sipas AMF portofoli motorik eshte i orientuar drejt sigurimit te detyrueshem, rreth 64.62 per qind e portofolit perbehet nga ky lloj sigurimi. Siguracioni i Pasurise eshte i dyti per nga rendesia ne segmentin e jo-jetes dhe ai perben 16.77 per qind te tij. Dhe vetem 3.94 % te te ardhurave te aktivitetit jo-jetes sigurohen nga portofoli i sigurimit te shendetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›