INSIG,
Interesi per blerjen e kompanise shteterore INSIG nga kompanite e huaja ka nisur, nderkohe qe procesi i privatizimit ende nuk ka hyre ne fazen e tenderit. Kompania me e madhe kroate e sigurimeve, Crosig dhe disa te tjera nga perendimi kane shprehur interes per tregun shqiptar te sigurimeve, per shkak te perspektives se madhe te rritjes. Afati per privatizimin e 61 per qind te aksioneve te INSIG ka skaduar ne dhjetor te vitit 2007, nderkohe qe tenderi per shitjen e kompanise ende nuk eshte hapur.
Ne nentor te vitit 2006, parlamenti shtyu afatin e shitjes se 61 per qind te aksioneve te INSIG edhe per nje vit tjeter, duke lene si afat final per perfundimin e ketij procesi dhjetorin e vitit 2007. Por shitja e ndermarrjes shteterore te sigurimeve nuk ka mundur te kryehet edhe gjate vitit qe shkoi. Keshtu qeveria dhe Ministria e Financave para se te hapin procedurat per shitjen e kompanise duhet qe me pare te miratojne nje ligj formal per shtyrjen e afateve te shitjes, te pakten edhe nje vit tjeter. Burimet nga Ministria e Financave bejne me dije se procesi i privatizimit te kompanise eshte ne fazen e perzgjedhjes se kompanise qe do te vleresoje asetet. Pasi te shqyrtohet dokumentacioni i kompanive te vleresimit, do te perzgjidhet kompania me oferten me mire shpjegojne te njejtat burime. Procesi i perzgjedhjes se kompanise qe do te skanoje gjendjen financiare te kompanise shteterore te sigurimeve pritet te perfundoje ne prill te ketij viti. Nderkohe qe i gjithe procesi i vleresimit te aseteve pritet te perfundoje brenda gjashtemujorit te pare te vitit. Ne gjashtemujorin e dyte te ketij viti parashikohet te hapet tenderi per shitjen e kompanise ne nje gare nderkombetare. Privatizimi i INSIG i planifikuar ketu e tre vite me pare nuk ka arritur te realizohet, se nuk ka pasur interesime te favorshme, duke bere qe privatizimi i INSIG-ut te shtyhet per kete vit, pohuan burimet brenda kompanise
Anijet, Avionet, pikat e karburantit, hotelet, ndertimi, sigurim me detyrim