2008-a, viti i faktorit shqiptar në rajon
Viti që sapo lëmë pas ka përgatitur shtratin e një perspektive mjaft pozitive për vitin 2008. Klasa politike shqiptare në Kosovë, gjatë vitit 2007 ka dëshmuar një maturi të pashoqe gjatë negociatave të vështira e përfundimisht shterpe me Serbinë për statusin final të Kosovës, ndërsa vetë kjo e fundit është futur pas datës 10 dhjetor në rrugën e pandalshme drejtë pavarësisë së vendit. Nga ana tjetër Shqipëria, e cfilitur nga krizat e herëpashershme të energjisë elektrike, ka arritur që të nënshkruajë disa marrëveshje të rëndësishme me kompani italiane të afirmuara në këtë fushë, të cilat brenda një periudhë afatmesme do e shndërrojnë vendin tonë në eksportuesin kryesor të energjisë në rajon. Të njëjtën gjë ka evidentuar dje edhe kryeministri Berisha gatë një pritjeje organizuar, për ministrat, zëvendësministrat dhe anëtarët e kabinetit me rastin e festës së Vitit të Ri 2008, Kryeministri Berisha falënderoi të gjithë të pranishmit për bashkëpunimin e frytshëm dhe përkushtimin që dëshmuan gjatë vitit
2007, duke e shndërruar këtë vit në vitin më të mirë që vendi ka pasur ndonjëherë në aspektin e lirisë e sigurisë së qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik të vendit.