Reforma zgjedhore duhet të përfundojë para samitit në NATO-s në Bukuresht
Z.Biberaj, debati mes mbështetësve të llojeve të ndryshme të sistemeve elektorale dhe pragut elektoral, në lidhje me reformën zgjedhore, pasqyron një lloj mosmarrëveshje themelore te partitë politike, rreth funksionimit të sistemit partiak në vend. A mendoni se me fillimin e sesionit të ri parlamentar palët politike do të arrijnë në një zgjidhje konkrete?
Natyrisht që reforma zgjedhore mbetet një element shumë i rëndësishëm i korpusit të reformave që Shqipëria duhet të realizojë. Kuptohet që reforma zgjedhore ka pasur dhe ka debate pasi edhe interesat e partive mund të jenë të ndryshme. Partitë e mëdha, ku dua të përmend, Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste, nuk kanë interesa lidhur me pragun, pragu shqetëson më tepër partitë e vogla. Aktualisht, kemi një sistem që ka një prag 2.5 %, mbeten disa variante disa mundësi që të rishikohet mundësia edhe për rritjen e këtij pragu deri në një masë 3 %, por gjithsesi do të jetë e negociueshme.
Duke iu referuar punës së komisionit të reformës zgjedhore, po diskutohen 4 opsione të sistemit elektoral të rekomanduara nga OSBE. Cili prej këtyre versioneve pritet të marrë miratimin e të gjitha palëve dhe të adaptohet në sistemin zgjedhor?
Sigurisht që janë 4 versione që po diskutohen, por Partia Demokratike nuk e ka diskutuar këtë problem në forumet politike që ne të shprehim një mendim të qartë. Gjithsesi do të thoja që një sistem që lidh votën e kandidatit me votën e partisë do të ishte një sistem i përshtatshëm në Shqipëri. Pra një sistem miks, mazhoritar dhe proporcional, në mënyrë që deputetët e parlamentit të ri të mos jenë të shkëputur nga zonat e tyre elektorale. Por gjithsesi mendoj që do të jetë edhe interesi i partive që të kandidojnë personalite politike, personalitete që vijnë nga akademia nga bota e artit, sportit e shkencës, nbë mënyrqë që të marrin edhe votat e nevojshme ose maksimumin e tyre në proporcion. Në këtë drejtim, do të thosha se jam për një sistem elektoral që të bëjë kombinimin e mazhoritarit me proporcionalin si një zgjidhje më e mirë. Natyrisht që ka disa sisteme, është diskutuar edhe varianti proporcional rajonal, pasi mendoj që është një variant optimal. Gjithsesi Partia Demokratike ka pasur një qëndrim politik që sistemin elektoral ta zgjedhë opozita dhe në do të mbështesim atë zgjedhje të bërë nga pala opozitare. Mesa duket deri tani opozita nuk ka bërë ndonjë zgjedhje, kështu që ne ende mund të presim për një sistem që mund të zgjedhë opozita dhe më pas për të rënë dakort efektivisht.
Sesioni i ri parlamentar sigurisht që krahas shumë reformave për të përmbushur, jetike mbetet reforma zgjedhore, kjo për faktin se ndërkombëtarët kanë vënë si parakusht realizimi e kësaj reforme brenda tre muajve të parë të vitit, aq sa është edhe mandati i komisionit të reformës zgjedhore, në mënyrë që Shqipëria të marrë ftesën për anëtarësim në NATO gjatë samtit të Bukureshtit