2023-shi, viti i turizmit në Berat – 75 000 turistë vizituan muzeun “Onufri”, dyfishi i një viti më parë

Berati me historinë, kulturën dhe arkitekturën e tij, pa asnjë dyshim është një prej atraksioneve kryesore turistike në vend, e që nga viti në vit njeh rritje në turizëm.
2023-shi ishte një vit mjaft i mbarë, duke shënuar dyfishim të numrit të vizitorëve.
Kalaja, Muzeu Kombëtar Ikonografik “Onufri” dhe dy lagjet muzeale Mangalem e Goricë janë pjesë e çdo guidë turistike:
Veç vlerave të padiskutueshme turistike të qytetit, promovimi që po i bëhet Beratit si nga Bashkia, si nga Ministria e Kulturës është siguri për vijimësinë e këtij trendi:
Muzeu Ikonografik “Onufri”,që mban emrin e njërit prej kryemjeshtrave të pikturës shqiptare të shekullit XVI, ka një koleksion prej 200 objektesh të përzgjedhura nga fondet e kishave dhe manastireve të rrethit të Beratit.
Ai përbëhet kryesisht nga ikona dhe një grup objektesh liturgjike.
RTSH