E Martë, 3 Nëntor 2026

Agroturizmi në Shqipëri – Prej 2018-ës u ngritën 200 subjekte, 52 prej tyre të certifikuara

Braktisja e zonave rurale, fenomen shqetësues ky në Shqipëri , mund të frenohet përmes agroturizmit.  Për RTSh-në, Shpresim Domi, ekspert dhe pedagog në Universitetin Bujqësor rendit përfitimet e mëdha të këtij sektori .

“Rivitalizimi i zonave, aktivizimi i njerëzve me punë, rrit nivelin e punësimit, Rrit intensitetin e punimit të tokës djerrë, rrit standardin e mirëqenies së zonave rurale”, tha Shpresim Domi, ekspert dhe pedagog në Universitetin Bujqësor.

Shumë flitet për agroturizmin por ende ekziston një debat mes ekspertëve se çfarë i duhet një subjekti për tu quajtur I tille.

“ Një agroturizëm duhet të ketë katër komponentë: – të jetë një fermë  aktive që prodhon, -duhet të ofrojë shërbim akomodimi , – duhet të ofrojë aktivitete rekreative, -te ofrojë shërbime të ushqimit dhe pijeve . Një nga modelet më të mira në botë që është Italia, e ka rregulluar këtë aspekt që subjektet turistike, sipërmarrësi i tyre duhet të ketë 50 +1 të kohës së angazhuar në bujqësi dhe pjesa tjetër e sipër marrësit të jetë e plotësuar me shërbime të natyrës turistike”, tha pedagogu.

Shpresim Domi mendon se prej 2018-ës kur u ndërtua dhe korniza ligjore, në Shqipëri ka një konsolidim të agroturizmit aq sa është kthyer dhe në një nga pikat më të forta të numrit më të madh të turistëve ne 2023, çka pritet të jetë akoma më I lartë gjatë këtij vitit.

“ Nëse ka nëj dimension për të cilën Shqipëria duhet të krenohet është agroturizmi krahasuar me rajonin. Kemi një agroturizëm tashmë të konsoliduar . prej 2018 e deri tani, në gjithë Shqipërinë kemi mbi 200 subjekte agroturistike, por ende ka një nivel të caktuar informaliteti, 52 subjekte të certifikuara ose në proces certifikimi. Shqipëria më shumë se një vend që njihet për bukurinë duhet të njihet për agroturizmin pasi ajo e tërheq turistin drejt gjërave që janë më autentike”, tha Shpresim Domi.

Në janar, Ministria e Bujqësisë hodhi për konsultim publik “Strategjinë Kombëtare të Agroturizmit”,ku objektivi qendror është  mbi 1000 njësi agroturistike deri në 2030.

Gazetare J. Sagajeva

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›