21 Janari, familjarët e viktimave:S'do e lëmë gjakun pa marrë

TIRANË - Kanë reaguar menjëherë të shokuar dhe me dhimbje familjarë të viktimave të 21 Janarit pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Apelit për 3 vjet burg ish-gardistit Agim Llupo, i akuzuar për vrasjen e Hekuran Dedës dhe 1 vit burg kreut të Gardës, Ndrea Prendit, i akuzuar për vrasjen e Faruk Myrtajt.
Të telefonuar nga “A1 Report” janë prononcuar motra e Ziver Veizit dhe vëllai i Hekuran Dedës.
MOTRA E ZIVER VEIZIT: NUK DO TA LËMË GJAKUN PA MARRË
“Jemi të shokuar nuk e prisnim këtë vendim. Nuk do ta lëmë gjakun e vëllait tonë pa marrë. Po na lëndojnë shumë. Po na i vrasin përsëri njerëzit tanë”, ka thënë me zërin që i dridhej në linjë telefonike për televizionin “A1 Report” motra e një prej viktimave të 21 Janarit, Trëndafile Muhameti.
Pyetjes së gazetarit, Edvin Parruca nëse kanë shpresë se mazhoranca e re dot rishohë vendimet, zonja Muhameti i është përgjigjur se ka besim te mazhoranca, e cila u ka premtuar drejtësi.
“Nga mazhoranca jonë na është premtuar se e drejta e vëllait tonë do vëjë në vend. Kjo qeveri e re nuk do shkelë mbi atë gjak. Kemi besim të madh te kjo qeveri”, tha motra e të vrarit, Ziver Veizi.
VËLLAI I ZIVER VEIZIT: NUK DO TA LËMË ME KAQ
Nuk e ka pranuar vendimin e Gjykatës së Apelit as vëllai i viktimës tjetër të 21 Janarit, Hekuran Deda.
Zabit Deda është shprehur po në “A1 Report” se “nuk e pranojnë vendimin” dhe ka kërcënuar me “mos na detyrojnë të bëjmë gjëratë tjera”.
“Derisa të jenë këta gjykata që i nxjerrin të pafajshëm nuk kemi besim.
Ne do ta rihapim çëshjen. Nuk do ta lëmë me kaq. Mos na detyrojnë me bërë gjëra të tjera. Ne po na vrasin përditë”, tha Zabit Deda.
(Në foto: Nga vrasjet e 21 janarit para Kryeministrisë).
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)