E Shtunë, 31 Tetor 2026

Superliga: Partizani barazon me Bylis, Vllaznia mund Tiranën

Kanë përfunduar pesë nga gjashtë ndeshjet e javës së tretë të Kategorisë Superiore. Partizani, i cili ka luajtur në stadiumin “Qemal Stafa”, ka barazuar 2-2 me Bylisin. Të kuqtë kanë qenë në disavantazhin e dy golave, pasi Meto ka shënuar dy herë për ballshiotët. Në fundin e pjesës së parë ka një autogol të miqve, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë Sodje barazon në 2-2. Edhe pse ka pasur gjithë ato minuta në dispozicion, Partizani nuk ka arritur dot të shënojë golin e tretë, që mund të ishte edhe i fitores.
Vllaznia ka mposhtur Tiranën në “Loro Boriçi”, duke vërtetuar se fitorja në Kukës nuk ishte rastësi. Për 4 minuta të pjesës e parë, pikërisht në të 26-ën dhe 30-ën, Shtubina dhe Bushiç u japin fitoren kuqebluve, që pas humbjes në javën e parë kundër Flamurtarit, duket se e kanë marrë veten. Ndërsa Tirana vijon të jetë në krizë, pasi vuan shumë në gjetjen e golit.
Drama për ekipin e Flamurtarit nuk ka të mbaruar. Pas heqjes së tri pikëve nga Komisioni i Disiplinës, vlonjatët janë thyer edhe në Durrës përballë Teutës. Ishte Mustafaj ai që në sekondat shtesë të ndeshjes i ka dhënë tri pikë me vlerë skuadrës së tij, aq më tepër përballë një kundërshtari si Flamurtari. Golin e parë për vlonjatët e shënoi pikërisht vlonjati Xhafaj, që i shënon sërish ish-ekipit të vendlindjes. Golin për vlonjatët e shënoi Arbri. Teuta fiton 2-1 dhe merr kreun e renditjes me 7 pikë.
Dy ndeshjet e tjera kanë dhënë këto rezultate: Lushnja mund Laçin 1-0, me gol të Bizhytit në minutën e 39-të, ndërsa Kastrioti fiton 2-1 kundër Besës në Krujë, me Malindin që shënon dy golat për krutanët dhe Bathën që ngushton diferencën në pjesën e dytë. 
(E.Ilnica/balkanweb)

JAVA E TRETË E SUPERIORES

VLLAZNIA - TIRANA                          2-0
Shtubina 26’, Bushiç 30’

TEUTA - FLAMURTARI                     2-1
Xhafaj 10’, Mustafaj 90+1’ / Arbri 78’

LUSHNJA - LAÇI 1-0
Bizhyti 39’

KASTRIOTI - BESA                          2-1
Malindi 22’, 25’ / Batha 69’

PARTIZANI - BYLIS                          2-2
Idrizaj 42’ (aut.), Sodje 48’ / Meto 8’, 28’

SKËNDERBEU - KUKËSI             (17:00)

RENDITJA
1 Teuta                7
2 Vllaznia             6
3 Lushnja             6
4 Partizani           4
5 Bylis                 4
6 Laçi                  4
7 Tirana              4
8 Flamurtari        3
9 Skënderbeu     3
10 Kastrioti         3
11 Besa              1
12 Kukësi           0

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›