21 Janari homazhe ne nderim te 4 viktimave

Opozita zhvilloi homazhet në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", në kujtim dhe nderim të viktimave te 21 janarit.
Familjaret e Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikajt, përfaqësues të opozitës dhe qytetarë me nga një lule në dorë nisën ecjen e heshtur nga selia rozë drejt kryeministrisë, përmes bulevardit "Dëshmorët e Kombit". Pasi u vendosen lule tek posterat me fotot e viktimave kreret e opozites po zhvendosen nga bulevardi drejt Universitetit te Arteve, ku po zhvillohet edhe nje aktivitet ne kujtim te kesaj ngjarjeje te rende.
Në fjalën e 1-vjetori i 21 janaritNga 21 janari në 21 janarHomazhet për 21 janarin tij me këtë rast kreu i Partisë Socialiste shprehu bindjen se 21 janari i ardhshëm nuk do ta gjejë Shqipërinë kaq të trazuar, sepse provat e pakundërshtueshme të ekspertizës amerikane do të hedhin dritën që do të jetë e pamundur që të shuhet nga korrupsioni i pushtetit.
Duke theksuar se rruga e demokracisë mund të mos jetë e lehtë, Rama shprehu besimin se ngjarja e 21 Janarit do të marrë zgjidhje, duke vënë në vend kështu padrejtësinë e kryer ndaj qytetarëve të thjeshtë.
"Lajmi çlirues nga SHBA i ka bere familjarët me flete, u ka dhene mbrapsht besimin se do te kene perseri te tyrin dinjitetin e vjedhur me perdhunë", tha Rama.
Gjate aktivitetit u dhane edhe titujt 'Qytetare Nderi' per kater viktimat e 21 janarit nga komunat dhe rrethet qe keta persona ishin banore.
Si sot një vit më parë në demostratën e opozitës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para godinës së kryeministrisë, u vranë 3 protestues, ndërsa i katërti humbi jetën disa ditë më vonë në spital.
Një vit më parë, kryeministri Berisha akuzoi kryetarin e opozitës, Presidentin dhe kryeprokuroren si puçistë. Edhe sot pas një viti, ngjarja është ende e pazbardhur, ndërsa hetimet pritet të marrin një tjetër rrjedhë pas mbërritjes së ekspertizës së FBI-së.
Një ditë përpara homazheve, Edi Rama deklaroi për Top Channel se kjo ngjarje duhet të zbardhet e plotë. Rama u shpreh se ekzekutuesit dhe urdhëruesit e atyre që shkaktuan 4 viktima do të vihen deri në fund para drejtësisë.