6-vjetori i vdekjes se Ibrahim Rugoves

Sot mbushen plot gjashtë vjet nga vdekja e ish-presidentit të Kosovës dhe ish-liderit të LDK-së, Ibrahim Rugova.
Përvjetori është përkujtuar nga krerët më të lartë të Republikës së Kosovës dhe nga krerët e Lidhjes Demokratike. Buqeta me lule dhe homazhe në familjen Rugova kanë bërë presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaci dhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa.
Kryeministri Thaci shprehu vlerësimin për figurën e presidentit Rugova dhe meritat që ai ka në ndërtimin e shtetit të Kosovës.
“Jeta dhe vepra e Presidentit Rugova do të vlerësohet dhe respektohet me dinjitet të lartë prej institucioneve, shtetit të Kosovës dhe gjithë qytetarëve”, deklaroi kryeministri Thaci.
Të njëjtin vlerësim për Ibrahim Rugovën dha edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa. Respekti për veprën, urtësinë, mencurinë dhe mënyrën se si udhëhoqi Kosovën në kohë të vështira, ekziston mes gjithë qytetarëve të Kosovës, tha Mustafa.
Vizita në varrin e Ibrahim Rugovës u kryen edhe nga krerët e partive të tjera në Kosovës dhe qytetarë të thjeshtë.
Ibrahim Rugova vdiq më 21 janar të vitit 2006, dy vite para shpalljes së pavarësisë së Kosovës.