E Diel, 1 Nëntor 2026

21 Janari në "Apel", kërkohen23 - 25 vjet burgim për 2 gardistët

Të tjera rreth shkrimit Vrasjet e 21 Janarit dhe seancat gjyqësore TIRANË –  Në Gjykatën e Apelit sot është zhvilluar seanca gjyqësore ndaj dy gardistëve Ndrea Prendi dhe Agim Llupo për katër vrasje gjatë protestës së 21 Janarit para Kryeministrisë. Prokurori Shkëlqim Hajdari ka kërkuar 23 vjet burg për ish-kreun e Gardës, Ndrea Prendin, që akuzohet për vrasjen e Faik Myrtajt dhe 25 vjet burg për gardistin Agim Llupon.

Kryetari trupit gjykues ishte Ervin Metalla, që u shpreh gjatë seancës se vendimi i Gjykatës së Tiranës që i shpalli të pafajshëm garditës, është në kundërshtim me ligjin dhe Llupo e Prendi janë fajtorë për vrasjet.

Në këtë seancë nuk është paraqitur asnjë nga familjarët e viktimave dhe as nga Garda e Republikës por vetëm përfaqësues të Ambasadës amerikane.
 
Seanca u zhvillua në Gjykatën e Apelit dhe kryetar i çështjes ishte caktuar Agim Bendo.  Kryesues i trupit gjykues ishte Ervin Metalla, ndërsa prokurorë Shkëlqim Hajdari dhe Altin Dumani. Avokati mbrojtës i Ndrea Prendit ishte Gjenc Gjokutaj; i Agim Llupos, Besnik Çerekja.

Në protestën e 21 janarit u vranë Ziver Veizi, Faik Myrtajt, Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Të afërmit e tyre ishin ftuar për të ndjekur seancën e parë të Kuvendit të Shqipërisë të paszgjedhjeve të 23 Qershorit.

“A1REPORT!”  RAPORTON NGA GJYKATA E APELIT
Gazetari Arsen Rusta ka raportuar direkt nga Gjykata e Apelit në orën 12:08 se “prokurorët Shkëlqim Hajdari dhe Altin Dume kanë lexuar sot për 2 orë, një relacion në të cilin kanë kërkuar që të mbetet në fuqi kërkesa e bërë nga prokurorët e Gjykatës së Shkallës së Parë për shpllajen fajtorë të të gardistëve, pasi  është vërtetuar vrasja prej tyre e dy protestuesve dhe plagosja e shtatë të tjerëve.
 
Seanca ka vazhduar me dyer të mbyllura, në prezencë vetëm të përfaqësuesve të Ambasadës amerikane, OSBE-së dhe Avokatit të Popullit dhe të mungesë të gardistëve, që prej dy vjetësh ndiqnin çdo seancë.
 
Në orën 12:00, kryetari i trupës gjykuese Ervin Metalla ka kërkuar  30 min pushim pasi sëbashku me dy gjykatësit e tjerë ka vendosur t’u drejtojë prokurorëve 12 pyetje sqaruese si psh:

A kanë qëlluar në protestë vetëm këta dy gardistë apo dhe të tjerë? Pse nuk është përcaktuar tentativë për vrasje për  shtatë protetsuesit e tjerë por është konsideruar plagosje e lehtë etj. Po ashtu, në fund të përgjigjeve, do vendoset edhe për leximin e relacionit të paraqitur nga avokatët mbrojtës,”- tha Rusta.

Lajm në përditësim që nga ora 10:15....
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›