E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmussen: Drejt së ardhmes, jo pas. Rama: Do mbajmë lart reputacionin e NATO-s

BRUKSEL- Kryeministri i vendit Edi Rama shpreh angazhim se qeveria e tij do të vijojë të përmbushë të gjitha detyrimet e anëtarësimit të saj në NATO.

Në një konference të përbashkët shtypi me Anders Fogh Rasmussen, sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Rama theksoi se Shqipëria do të jetë në lartësinë e duhur të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

“Nder i madh që kam ardhur në këtë vend. Shqipëria do të vijë të jetë pjesëtare e kësaj organizate. Na është është dashur një kohë e gjatë për tu bërë pjesë në NATO. Kemi marrë të gjitha përgjegjësitë për të kryer këtë detyre, ne do të bëjmë më të mirën për të mbajtur lart reputacionin e kësaj organizate”, u shpreh Rama. 

“Është koha të shihni në të ardhmen dhe jo në të shkuarën” theksoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, teksa vlerësoi kontributin e Shqipërisë në aleancë. 

Kryeministri i ri, Edi  Rama u prit dje, me urime, por edhe me një lumë pyetjesh nga eurodeputetët në Parlamentin Evropian. Kryeministri  Rama, në një seancë të posaçme diskutimi për Shqipërinë në PE, siguroi europarlamentarët se, axhenda europiane e Shqipërisë, do të jetë prioritet i qeverisë së re, ndërsa kërkoi ndihmën e Brukselit në procesin integrues.

Në përgjigje të interesit të eurodeputetëve mbi marrëdhëniet mazhorancë-opozitë, Rama deklaroi se reformat do të ndërmerren në bashkëpunim me opozitën. Ne do të punojmë për të përmbushur atë që populli shqiptar ka kërkuar më 23 qershor. Do të përpiqemi për të përmbushur atë që ende na mungon për të pasur Shqipërinë si pjesë e familjes europiane me të drejta të plota dhe detyrime të saj, ka theksuar Rama.

(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rama: Berisha 'nacionalizëm' me fqinjët. Integrim shqiptarëve, PD të marrë pjesë Martin Schultz do të vizitojë Shqipërinë, Rama: Marrim statusin brenda dhjetorit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›