21 Janari, opozita kërkon të dëshmojë Burgaj

Partia Socialiste ka kërkuar që drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Hysni Burgaj të dëshmojë në komisionin e sigurisë për ngjarjet e 21 janarit.
Kërkesa është bërë sot në mbledhjen e komisionit të sigurisë nga përfaqësues të opozitës të cilët kanë theksuar se Burgaj duhet të japë dëshminë e tij lidhur me ngjarjet e 21 janarit ku vdiqën 4 persona dhe u plagosën disa të tjerë.
Ndërkohë komisioni i sigurisë ka diskutuar sot në lidhje me disa ndryshime në kodin rrugor.