Vlorë, kapen 165 kg kanabis, prangoset 25-vjeçari

Një 25-vjeçar është arrestuar sot nga policia e Vlorës pasi në automjetin me të cilin udhëtonte u sekuestrua një sasi e konsiderueshme droge.
Burime nga policia bëjnë me dije se është sekuestruar 165 kg kanabis ndërsa në prangat e policisë ka rënë 25-vjeçari Klodian Llanaj banues në lagjen “Pavarësia” në Vlorë.
Sipas informacioneve droga është sekuestruar gjatë një kontrollit të automjetit me targa TR 4911 M tip BMË X 5 në pronësi të 25-vjeçarit.
Gjithashtu gjatë kontrollit të automjetit policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe një armë tip kallashnikov model 56 di dhe një krehër të mbushur me 60 fishekë.
Arrestimi i 25-vjeçarit është bërë pranë fshatit Peshkëpi dhe mësohet se droga po transportohej drejt qytetit të Vlorës.
Ndërkohë që materialet në ngarkim të 25-vjeçarit i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.