21 Janari, përplasen ekspertët. Zoto: Veizi nuk u vra nga plumb rikoshetë
Tiranë- Përplasen ekspertët për vrasjen e Ziver Veizit në protestën e 21 Janarit. Pas konkluzioneve të njërit prej ekspertëve, dy javë më parë, lidhur me mundësinë e vrasjes së tij nga një plumb rikoshetë, një tjetër ekspert, Dritan Zoto, hodhi poshtë sot sot para gjykatës mundësinë e vrasjes së tij nga plumb rikoshetë.
Zoto tha se plumbi nuk mund të fluturojë duke marrë me vete mikroashkëlat, që sipas mjekëve ligjore janë gjetur në vendin e palgës, në trupin e viktimës. Ndaj, sipas tij plumbi nuk mund të ketë goditur më parë një trung peme.
Pasi mjekët gjetën disa mikroashkëla në trup, menduan se plumbi ka goditur më parë një peme e ku është devijuar. Ndaj prokuroria thërriti dy ekpertë për të provuar nëse plumbi i merr me vete ashkëlat pasi godete pemën ose jo. Dy javë më parë, një ekspert shkencor argumetnoi para gjykatës, duke iu referuar ligjeve të fizikës, se kjo është e mundur, duke e çuar kështu vrasjen e Veizit drejt hipotezës së rikoshetës. Por eksperti tjetër që dëshmoi sot, Dritan Zoto, tha se kjo nuk mund të ndodhë, ndaj dhe plumbi që vrau Veizin edhe qitur drejtëpërdrejtë.
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: