E Diel, 1 Nëntor 2026

Krim për pronën, babai plagos të birin me çifte dhe tenton vetëhelmimin

Fier- Krimi në familje ka goditur sërish mbrëmjen e djeshme në fshatin Mbrostar Ura të Fierit. Një 40-vjeçar është plagosur me armë gjahu nga i ati i tij, 70 vjeç për shkaqe pronësie.

Abas Metaj dyshohet se ka qëlluar me armë të birin Shyqeriun, e më pas ka tentuar të vetëhelmohet me fotoksinë.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Fierit jashtë rrezikut për jetën, teksa edhe i ati është shpëtuar në kohë nga bluzat e bardha.

Policia po heton ngjarjen dhe sipas saj krimi ka ndodhur pas konflikteve të vazhdueshme për pronën që kishin mes tyre atë e bir.

/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›